LAJMI I FUNDIT:

Tabletet dhe TV – dorë më dorë

Tabletet dhe TV – dorë më dorë

Shumica e shfrytëzuesve të smartphoneve dhe tabletëve pajisjet e veta i përdorë njëkohësisht duke shikuar TV, tregoi një hulumtim i Nielsenit. Hulumtimi është kryer në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani dhe Itali, e duket se për këtë formë të “multitaskingut” më së shumti kanë prirje Amerikanët.

Në të vërtetë, madje 88% e pronarëve të tabletëve dhe 86% e pronarëve të smartphonëve në SHBA së paku një herë në muaj përdorin pajisjet e veta portative gjatë vështrimit pasiv të televizionit. Gati gjysma e të anketuarve në SHBA tabletin edhe TV-në e përdorin njëkohësisht së paku një herë në dite, derisa më shumë se çereku i të anketuarve praktikisht përdorë TV-në kryesisht krahas përdorimit të tabletit. Italianët dhe Gjermanët më pak shikojnë TV njëkohësisht gjatë përdorimit të pajisjeve tablet dhe smartphone, tregoi hulumtimi.

Aktiviteti më i shpeshtë i cili bëhet në tablet është kontrollimi i e-mailit, e shpesh bëhet edhe kërkim për informatat rreth përmbajtjeve që shfaqen në televizion. /Telegrafi/