LAJMI I FUNDIT:

Do ta shokonte botën e boksit: Paulit dhe Tysonit u kërkohet ndryshim drastik i rregullave

Do ta shokonte botën e boksit: Paulit dhe Tysonit u kërkohet ndryshim drastik i rregullave

Jake Paulit dhe Mike Tysonit u është thënë të bëjnë një ndryshim drastik të rregullave në ditët e fundit për meçin e tyre që do të tronditë botën e boksit.

Paul vs Tyson – është pak më shumë se një javë larg pasi përplasja profesionale do të zhvillohet në stadiumin AT&T të Arlingtonit, me pakon VIP që kushton 2 milionë euro që përfshijnë një sërë përfitimesh luksoze.

Departamenti i Licencimit dhe Rregulloreve të Teksasit e ka sanksionuar ndeshjen, me rezultatin që do të shkojë në të dy rekordet profesionale të Paul dhe Tyson.


Vendimi i komisionit për ta sanksionuar atë si një luftë profesionale ka zemëruar fansat dhe kritikët, me ish-luftëtarin e UFC-së, Brendan Schaub që propozoi një ndryshim të madh në rregulla.

Ai i ka kërkuar Tysonit dhe Paulit që ta bëjnë garën e boksit në një luftë pres së vërteti mes pretendimeve se meçi mund të kurdiset.

Në podkastin e The Schaub Show, ai tha: “Mike Tyson, Zoti e bekoftë, u tërhoq për shkak të ulcerave. E dini, është e vështirë”.

Çmenduria me biletat e duelit mes Mike Tyson dhe Jake Paul - diçka që nuk është ofruar kurrë më parë
Lexo po ashtu Çmenduria me biletat e duelit mes Mike Tyson dhe Jake Paul - diçka që nuk është ofruar kurrë më parë

Schaub, i cili pati 11 luftime brenda tetëkëndëshit të famshëm, shtoi: “Ju dëshironi t’i intrigoni njerëzit me këtë luftë, të cilën ata nuk munden, ata vazhdojnë të përpiqen, por nuk munden. Bëjeni atë presj së vërteti. Nëse Jake goditet nga Mike Tyson, atëherë mund të mendojnë se lufta është e kurdisur”.

Fitoret e Paulit ndaj ish-yjeve të UFC-së, Ben Askren dhe Tyron Woodley, i janë nënshtruar pretendimeve si “mashtrime”.

Schaub është qartazi dyshues për rezultatet e përballjeve të 27-vjeçarit.

‘The Problem Child’ nuk ka luftuar që nga fitorja e tij ndaj yllit të Bare Knuckle FC, Mike Perry, i cili zëvendësoi Tyson pas shpërthimit të ulçerës.

Sa i përket ‘Iron’ Mike, ai nuk ka luftuar profesionalisht që nga humbja e tij tronditëse ndaj Kevin McBride të Irlandës.

Por ai u rikthye në aksion në nëntor 2020 kur luftoi me shokun e tij të madh Roy Jones Jr në një ndeshje ekspoze. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Kush është më afër fitimit të Topit të Artë për momentin? Krahasohen statistikat e Salah me ato të Raphinhas

Kush është më afër fitimit të Topit të Artë për momentin? Krahasohen statistikat e Salah me ato të Raphinhas

Ndërkombëtare
Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Serie A
Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Premier League
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori