Një grua nga Karolina e Veriut tha se burri i saj parashikoi se ajo do të "fitonte çmimin e madh" pak para se të fitonte 150 mijë dollarë.

Banorja e Nashvillit, Patricia Battle, tha se burri i saj parashikoi një fitore të madhe në të ardhmen e saj.


"Ai gjithmonë më thoshte, do të fitosh çmimin e madh”, tha ajo.

Battle vizitoi EZ Stop në East Washington Street në Nashville dhe zgjodhi një biletë Super Loteria prej 5 dollarësh.

"Diçka më tha ta merrja atë biletë", kujtoi ajo.

Lojtarja u trondit kur zbuloi një çmim prej 150,000 dollarësh.

"Isha aq nervoze sa nuk munda as të kthehesha në shtëpi me veturë", tha ajo. /Telegrafi/