Analisti Brad Lynch ka shpërndarë në profilin e tij në Twitter, “renderët” 3D të dizajnit të mundshëm të “helmetës” nga projekti Meta Cambria.

Në tetor të vitit të kaluar, Facebook ndryshoi emrin, e kështu u shkri në Meta. Gjithashtu në një rast zbuloi veglat e para të realitetit virtual, ndryshe i njohur si projekti Cambria, transmeton Telegrafi.


2 40

Deri më sot, Meta ka shpërndarë vetëm disa detaje të “helmetës” së realitetit virtual në një video të shkurtër, ku shfaqet në si siluetë.

3 32

Ndërkohë, Meta ka njoftuar se produktet e Oculus do të ribrendohen duke u quajtur Meta Quest, megjithatë mbetet e panjohur nëse syzet e projektit Cambria do të lansohen nga Meta në Metaverse, dhe do të kenë një formë të tillë sikurse ato që Lynch i ka publikuar. /Telegrafi/