Syrson do t’i mungojë ekipit BIG në turneun e CS:GO në Finlandë
Ekipi gjerman BIG do të garojë në mungesë të snajperistit të ekipit Florian "syrsoN" Rische në turneun Elisa Masters Espoo në Finlandë.
Florian "syrsoN" Rische nuk do të jetë pjesë e ekipit në Elisa Masters Espoo 2022 pas testimit pozitiv për COVID-19, njoftoi BIG në rrjetin social Twitter.
Vendin e syrsoN për turneun LAN në Finlandë do ta zë Josef "faveN" Baumann, i cili qëndron në stol të ekipit tash e një kohë.
Skuadra gjermane do të fillojë garën në turneun Elisa Masters Espoo me datën 16 nëntor, ku do të zhvillojnë pesë ndeshje në formatin ‘Bo1’.
BIG është pjesë e grupit A, ku do të përballet me ekipe si Sprout dhe ENCE, dhe iu duhet të futen në top treshen e ekipeve më të mira për të kaluar në fazën tjetër.
Ky është formacioni i ekipit BIG për turneun Elisa Masters Espoo 2022:
Johannes "tabseN" Wodarz
Karim "Krimbo" Moussa
Nils "k1to" Gruhne
Elias "s1n" Stein
Josef "faveN" Baumann
/Telegrafi/






























