Sydney Sweeney tërhoqi vëmendjen në Venecia, teksa mori pjesë në darkën para dasmës së Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez.

Aktorja 27-vjeçare u shfaq elegante dhe joshëse me një fustan të thellë me lule në ngjyra rozë e jeshile, që theksonte siluetën e saj dhe një palë taka sateni që plotësonin pamjen glamuroze.


Eventi nisi me një darkë mirëseardhjeje në Campo Della Madonna dell'Orto, ku morën pjesë yje të shumtë si Kim Kardashian, Leonardo DiCaprio, Tom Brady, Kris Jenner dhe Ellie Goulding, shkruan DailyMail.

Sweeney u fotografua teksa largohej me varkë nga festa, përpara se një stuhi e papritur të ndërpriste mbrëmjen luksoze.

Të ftuarit u detyruan të kërkonin strehë nga shiu dhe erërat e forta, ndërsa personeli nxitoi për t’i mbrojtur me çadra dhe për të shpëtuar ambientin nga dëmtimet.

Ndërkohë, edhe pse ceremonia do të zhvillohet zyrtarisht të premten, është zbuluar se Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez janë martuar ligjërisht në SHBA më shumë se një muaj më parë.

Festimet në Venecia shënojnë thjesht kulmin e një romance që tashmë është zyrtarizuar në heshtje. /Telegrafi/