Sydney Sweeney shkëlqen me fustan të kuq në premierën e "Echo Valley"

Sydney Sweeney tërhoqi vëmendjen në festën pas premierës së filmit të saj të ri "Echo Valley", të mbajtur në Lincoln Ristorante në New York.
Aktorja 27-vjeçare u shfaq me një fustan të kuq elegant që theksonte format e saj dhe një grim natyral, ndërsa ndau momente me fansat jashtë eventit.
Pamja e saj glamuroze erdhi pak pasi ajo konfirmoi ndarjen nga i fejuari Jonathan Davino, duke i dhënë fund thashethemeve për statusin e saj, shkruan DailyMail.
E pyetur nga The Times nëse ishte ende në planifikim martese, ajo u përgjigj prerë: “Jo. Jam beqare".
Në premierë, Sydney u shoqërua nga yjet e filmit, përfshirë Julianne Moore, e cila luan nënën e saj në film.
Julianne mahniti me një fustan të zi klasik, ndërsa pozoi edhe me djalin e saj, muzikantin Caleb Freundlich.
Në Echo Valley, një thriller me ngjarje familjare, Sydney luan një vajzë që kthehet në shtëpi e mbuluar me gjak, duke sjellë tension dhe mister në jetën e nënës së saj, një trajnere kuajsh.
Filmi me regji nga Michael Pearce dhe kast të njohur, përfshirë Domhnall Gleeson, Kyle MacLachlan dhe Fiona Shaw, do të shfaqet këtë të premte në kinema të përzgjedhura në SHBA dhe do të publikohet më pas në Apple TV+. /Telegrafi/































































