Sydney Sweeney tërhoqi vëmendjen në premierën e filmit të saj të ri Christy, në Festivalin e Filmit BFI në Londër.

Aktorja 28-vjeçare u shfaq e mrekullueshme me një fustan rozë nga Alexander McQueen, i dekoruar me dantella me xixa dhe bust saten në stil korseje, që theksonte figurën e saj elegante.


Me flokët biondë të lëshuara mbi supe dhe grim të butë, Sydney u shoqërua nga aktori Ben Foster dhe vëllai i saj, Trent Sweeney, i cili njihet për mbështetjen e tij të vazhdueshme në rrjete sociale për motrën, shkruan DailyMail.

Christy, Sweeney portretizon legjendën e boksit amerikan, Christy Martin. Për rolin, ajo u transformua fizikisht duke shtuar 15 kg në më pak se katër muaj dhe duke ndjekur një regjim të rreptë stërvitjeje.

Ajo u stërvit me trajnerë profesionistë boksi dhe ndjeki një dietë të pasur në kalori për të mishëruar sa më saktë rolin e saj.

Filmi debutoi me kritika pozitive në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto dhe aktualisht ka një vlerësim prej 72% në Rotten Tomatoes.

Sydney e ka përshkruar përvojën si një udhëtim të fuqishëm dhe frymëzues: “U ndjeva më e fortë dhe më e lidhur me historinë e saj. Ishte e pabesueshme të përfaqësoja një grua kaq të fuqishme”. /Telegrafi/