Sydney Sweeney duket elegante, teksa shpërfill kritikat pas dështimit të filmit “Christy”

Sydney Sweeney u shfaq me një fustan të shkurtër dhe elegant në eventin “Deadline Contenders” në Los Angeles, duke treguar vetëbesim pavarësisht kritikave për filmin e saj të ri, “Christy”.
Aktorja 28-vjeçare pozoi me stil, ndërsa foli edhe në panel për rolin e boksieres Christy Martin, një film që këtë fundjavë grumbulloi vetëm 1.3 milionë dollarë në arkëtime.
Sweeney ka qenë së fundmi në qendër të polemikave për shkak të qëndrimeve të saj politike, lidhjes së përfolur me Scooter Braun dhe përfshirjes në një reklamë të debatueshme të American Eagle, shkruan DailyMail.

Ajo refuzoi të komentojë mbi kritikat, duke thënë vetëm: “Bëra një reklamë për xhinse. I dua xhinset. I vesh çdo ditë”.
Ndërkohë, filmi i saj i ardhshëm “The Housemaid” pritet të përballet me bojkot, pasi trailer-i i ri nisi një valë komentesh negative.
Eksperti i reputacionit Eric Schiffer tha se Sydney po i mbijeton kritikave duke mos kërkuar falje dhe duke qëndruar e qetë, megjithëse paralajmëroi se duhet të ecë me kujdes. /Telegrafi/



























































