Sydney Sweeney dhe modelja italiane, Vittoria Ceretti, u fotografuan duke bërë pazar në rrugët elegante të Venecias, përpara dasmës luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez.

Yjet ishin ndër të ftuarit në festimet treditore që thuhet se kushtuan rreth 20 milionë dollar (18.7 milionë euro).


Aktorja e “Euphoria”, 27 vjeçe, u shfaq me shumë stil me një fustan të zi të shkurtë me dekolte të thellë, të kombinuar me këpucë elegante me majë dhe syze të mëdha, shkruan DailyMail.

Ndërkohë modelja e njohur, Vittoria, zgjodhi një fustan të kuq me lule dhe këpucë të bardha me platformë, duke reflektuar një pamje të freskët verore.

Të dyja u panë duke shijuar mëngjesin me diell në qytetin italian, me çanta blerjesh në dorë, ndërsa përgatitjet për dasmën madhështore po vazhdonin.

Ndërkohë, Khloe Kardashian festoi ditëlindjen e saj të 41-të në të njëjtin qytet, duke u parë në një dalje për pazar me nënën e saj Kris Jenner.

E veshur me një fustan të zi veror dhe aksesorë të Chanel, Khloe u ndal gjithashtu për të përshëndetur fansat gjatë shëtitjes së saj. /Telegrafi/