Shumë shpejt pritet të nisin punimet për ndërtimin e fabrikës së municionit në Kosovë, dhe brenda një afati rekord besohet se do të përfundojë ndërtimi i saj.
Kështu ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili u shpreh se Kosova me këtë fabrikë do të ndërtoj kapacitetet për të prodhuar municionin e nevojshëm për ushtri dhe polici.
Këto komente, Sveçla i bëri sot, pas pjesëmarrjes në publikimin e raportitqë paraqet angazhimin e Kosovës në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit.
“Jashtëzakonisht e rëndësishme për sigurinë e vendit tonë, me ç’rast Kosova do të ndërtojë kapacitetet për të prodhuar municionet e nevojshme për ushtrinë, por edhe për Policinë e Kosovës. Unë besoj që edhe duke e parë kontratën shumë shpejt do të fillojnë punimet, dhe në afatin rekord brenda kërkesave teknike kjo do të realizohet. Vullneti jonë është që kjo të bëhet sa më parë, kemi parë edhe gatishmërinë nga pala tjetër që ata të fillojnë menjëherë, por edhe të ketë angazhim serioz që kjo të kryhet me sukses.
Dhe me përfundimin e saj, një mangësi që e kemi pasur ne dhe që ka qenë evidente do të tejkalohet qoftë në kuptimin e furnizimit të nevojave aktuale , qoftë edhe në plotësimin e rezervave të nevojshme, por edhe trajnimet shtesë të cilat janë të nevojshme për të gjitha institucionet që përdorin këtë lloj municioni”, tha Sveçla.
Për ndërtimin e kësaj fabrike, ministri i Punëve të Brendshme potencoi se Kosova e ka mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Po shohim për zhvillimin e gjithë industrisë së mbrojtjes dhe sigurisë, kemi kontakte, biseda, negocime me të gjithë. Patjetër që Shtetet e Bashkuara janë aleati jonë kryesor strategjik dhe kemi bashkëpunim të ngushtë edhe me ta. Do të bisedojmë me të gjithë ata partnerë që plotësojnë nevojat tona, por edhe janë si vazhdimësi e bashkëpunimit të pakursyer dhe të pandalshëm mes nesh”, u shpreh ai.
Rreth dy javë më parë kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se ka marrë vendim për themelimin e komisionit ndërministror për nisjen e vlerësimit për hapjen e kësaj fabrike si dhe laboratorin për dizajnimin e fluturakeve pa pilot.
Ndërkaq dje, Qeveria e Kosovës e ka nënshkruar një marrëveshje me prodhuesin shtetëror turk të industrisë së mbrojtjes, Makine ve Kimya Endüstrisi, për themelimin e një fabrike të municioneve në Kosovë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri