LAJMI I FUNDIT:

Sveçla priti në takim përfaqësuesit e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes

Sveçla priti në takim përfaqësuesit e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sfeçla gjatë të hënës ka pritur në takim përfaqësuesit e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku kanë diskutuar për gjendjen e përgjithshme të sigurisë, me theks të veçantë në këtë periushë kur vendi po përballet me pandeminë COVID-19.

Sfeçla priti në takim kryetaren e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fatmire Mulhaxha Kollçaku dhe koordinatorin e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes Nur Çeku.

Sveçla i informoi për të gjitha veprimet që ka ndërmarrë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike brenda përgjegjësive të saj.


Po ashtu ministri gjatë këtij takimin njoftoi për funksionet e Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve, pas aktivizimit të Planit të Reagimit Kombëtar, ku të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit janë duke punuar bashkarisht për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve që vijnë nga terreni.

Kollçaku vlerësoi punën që ka bërë MPBAP në menaxhimin e kësaj situate, duke ofruar mbështetjen e komisionit, për çfarëdo nevoje në funksion të menaxhimit të situatës. Ajo po ashtu ka kërkuar nga ministri një raport të hollësishëm për menaxhimin e përgjithshëm të kësaj situate dhe të sigurisë në përgjithësi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori