LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Nesër në mbrëmje nisen për në Kosovë trupat e 10 personave të vdekur në aksidentin në Kroaci

Sveçla: Nesër në mbrëmje nisen për në Kosovë trupat e 10 personave të vdekur në aksidentin në Kroaci

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se trupat e 10 viktimave të aksidentit të djeshëm do të nisen nesër në mbrëmje.

“Sot janë realizuar 5 autopsi dhe nesër pritet të realizohen edhe 5 të tjera dhe kjo bëhet sipas ligjeve të Kroacisë dhe në momentin që kryhen do të jemi të gatshëm dhe kjo besoj që mund të ndodhë nesër në mbrëmje dhe pastaj është çështje e udhëtimit deri sa të mbërrijnë në Kosovë”, tha Sveçla në RTV Dukagjini.

Ai po ashtu tha se edhe personat që kanë shpëtuar nga aksidenti i autobusit nga Kosova do të mund të nisen nesër në orët e vona.


“Jemi të angazhuar që të bëjmë kthimin e qytetarëve që kanë shpëtuar dhe janë liruar nga spitali dhe një pjesë e tyre që do të lirohen nesër dhe mendoj se do të mund të nisen nesër në orët e vona të mbrëmjes”, tha ministri Sveçla.

Sveçla shtoi se nuk ka pasur komunikim me ngasësin e autobusit.

Si pasojë e aksidentit, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit më 25 korrik në Kroaci, kanë vdekur 10 persona dhe janë plagosur mbi 40 të tjerë.

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori