Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, që në Slloveni po qëndron me ftesë të homologut të tij, Boshtjan Poklukar, në forumin e ministrave të brendshëm në kuadër të procesit të BRDO-s.
Në adresimin e tij në këtë forum, ku të pranishëm ishin edhe Komisionerja e për Zgjerim, Marta Kos, dhe Komisioneri për Punë të Brendshme dhe Migrim, Magnus Brunner, Sveçla ka numëruar sulet që Serbia ka kryer në Kosovë, përfshirë edhe sulmin terrorist të Banjskës që tha se kryerësit e krimit ende ndodhen në arrati.
“Theksova se sulmi terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023 vazhdon të mbetet një çështje e pazgjidhur, me kryesit e krimit ende të arratisur. Po ashtu, vura në pah se vetëm në gjysmën e fundit të vitit 2024, në Kosovë kanë ndodhur 11 sulme që përfshijnë përdorimin e pajisjeve shpërthyese, përfshirë sulmet ndaj Stacionit të Policisë në Zveçan dhe ndërtesës së Komunës, si dhe ndaj kanalit të ujit Ibër – Lepenc në Zubin Potok, i cili furnizon Kosovën me 60 për qind të ujit të pijshëm”, ka treguar Sveçla.
Gjatë forumit janë diskutuar rreziqet reale të kohës, terrorizmi dhe trafikimi me qenie njerëzore, lufta ndaj të cilave, sipas Sveçlës kërkon intensifikim të bashkëpunimit me qëllim të luftimit efikas të tyre.
Sveçla tha se Kosova mbetet storie suksesi edhe në luftimin e formave të tjera të terrorizmit ndërsa në aspektin strategjik vazhdojnë të kenë në fokus komponentën e parandalimit.
“Në kuadër të luftës ndaj trafikimit të qenieve njerëzore, theksova rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve tona si mekanizmi kryesor në goditjen e rrjeteve kriminale që zhvillojnë këtë aktivitet dhe sjelljen e tyre para drejtësisë si dhe mbrojtjen efikase të viktimave”, tha ai.
Ministri kosovar ka thënë se Kosova mbetet aktive dhe e gatshme për bashkëpunim me qëllim të luftimit të çdo ilegaliteti që cenon sigurinë, paqen dhe stabilitetin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Ambasada e Kosovës në Shkup tregon arsyet e shtyrjes së zbatimit të "One Stop Shop" në Bllacë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani