LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Lufta kundër korrupsionit mbetet sfida më e madhe edhe për rajonin

Sveçla: Lufta kundër korrupsionit mbetet sfida më e madhe edhe për rajonin

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka marrë pjesë në takimin virtual të ministrave të Punëve të Brendshme të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Me këtë rast në kuadër të këtij takimi ministri Sveçla shpalosi veprimet konkrete të Republikës së Kosovës në kuadër të luftës kundër korrupsionit, përfshirë bashkëpunimin rajonal në këtë drejtim.

Ministri Sveçla theksoi në veçanti prioritetin e udhërrëfyesit rajonal kundër korrupsionit që fokusohet tek prokurimet publike.


“Lufta kundër korrupsionit mbetet sfida më e madhe jo vetëm për vendin tonë, por edhe për rajonin. Rrjedhimisht, që nga dita e parë e marrjes së mandatit jemi duke punuar me të gjitha kapacitetet tona për të parandaluar dhe luftuar këtë fenomen në gjitha nivelet shtetërore dhe shoqërore”, theksoi Sveçla.

Në këtë takim ministri Sveçla ka folur edhe për sfidat e migrimit në kohë pandemie. Ai tha se pandemia ka ndikuar shumë në uljen e migrimit të parregullt, si rezultat i masave të ndërmarra nga shtetet e ndryshme.

“Trendet rreth emigrimit të parregullt dhe numri i aplikuesve nga Republika e Kosovës, tregojnë një rënie të konsiderueshme në vazhdimësi (2015-2020)”, theksoi Sveçla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori