Kryetari dhe nënkryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq, kanë ushtruar padi ndaj Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, për mos-vazhdim të mandatit të Komisionit.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vet Kryetari i këtij komisioni, Xhelal Sveçla.
Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se përmes kësaj padie, ata po kërkojnë nga gjykata që ta obligojë Kryesinë e Kuvendit që ta zbatoj Ligjin, e të lejojë vazhdimin e mandatit të Komisionit për ndriçimin e çështjes së dëbimit të gjashtë shtetasve turq.
“Për shkak të pengimit në përmbushjen e detyrës së Komisionit për ndriçimin e rastit të gjashtë shtetasve turq, si udhëheqësit e këtij Komisioni, përkatësisht nga pozitat e kryetarit, Xhelal Sveçla dhe nënkryetarit të komisionit, Driton Selmanaj, të hënën kemi ushtruar një padi në Gjykatën themelore të Prishtinës, departamentin për çështje Administrative”, ka shkruar Sveçla.
Postimi i plotë:
Kryetari dhe nënkryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e deportimit të 6 shtetasve turq, ushtrojnë padi ndaj Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
Për shkak të pengimit në përmbushjen e detyrës së Komisionit për ndriçimin e rastit të gjashtë shtetasve turq, si udhëheqësit e këtij Komisioni, përkatësisht nga pozitat e kryetarit, Xhelal Sveçla dhe nënkryetarit të komisionit, Driton Selmanaj, të hënën kemi ushtruar një padi në Gjykatën themelore të Prishtinës, departamentin për çështje Administrative.
Padia kërkon ndërmarrjen e masave administrative ndaj Kryesisë së Kuvendit për shkak se ky organ nuk ka lejuar Komisionin që ta përmbushë mandatin e saj ligjor, duke mos lejuar që Komisionit t’i vazhdohet mandati i përcaktuar me ligj.
Pretendimi i Kryesisë se zgjatja e mandatit bëhet vetëm me një kërkesë formale të bërë nga Komisioni brenda afatit 4 mujor, është i paqëndrueshëm meqë Ligji për Hetim Parlamentar, në të gjitha pikat e Nenit 6 njeh një afat prej gjashtë muajsh për tu përmbyllur mandati i një komisioni hetues.
Kërkojmë nga gjykata që ta obligojë Kryesinë e Kuvendit që ta zbatoj Ligjin, domethënë të lejojë vazhdimin e mandatit të Komisionit për ndriçimin e çështjes së dëbimit të gjashtë shtetasve turq.
Madje, edhe vetë dokumentet e Zyrës Ligjore të kuvendit njohin afatin gjashtëmujor si afat brenda të cilit një komision hetimor duhet të kryejë punën dhe të dorëzojë në Kuvend një apo më shumë raporte për çështjen e hetuar. Kryesia e Kuvendit ka injoruar përfundimin e vetë Kryesisë se një komision duhet të bëjë kërkesë për zgjatjen e afatit në një periudhë prej gjashtë muajsh. Si komisioni për ndriçimin e çështjes së dëbimit të gjashtë shtetasve turq kur kemi kërkuar zgjatjen e mandatit të tij, ka qenë në muaji i katërt i formimit tonë, gjë që e bën këtë kërkesë krejtësisht legjitime dhe ligjore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara
![Haradinaj: Rezultati i zgjedhjeve është zhgënjyes, e kemi përjetuar shumë rëndë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ramushi-strukturat-780x439.jpg)
Haradinaj: Rezultati i zgjedhjeve është zhgënjyes, e kemi përjetuar shumë rëndë
![Nend Rashiq akuzon për parregullsi në numërimin e votave, paralajmëron padi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/10/Nenad-Rashiq-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Nend Rashiq akuzon për parregullsi në numërimin e votave, paralajmëron padi
![Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-14-173247-e1739555941148-780x439.png)
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve
![Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fsk-780x439.jpg)
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim