Svarqa: Subvencionet ekonomike rritën ndjeshëm numrin e të punësuarve në Ferizaj
Në takimin e sotshëm, kryetari aktual i Ferizajt, Muharrem Svarqa ka thënë se 20 hektarë tokë që deri para 4 vitesh ishin djerrina sot kanë prodhuar 1 mijë vende të reja pune.
Komuna e Ferizajt ka kohë që ka nisur një praktikë të mirë për shfrytëzimin e tokës komunale në dobi të bizneseve lokale.
Përmes proceduarve të Kuvendit dhjetëra toka të tilla janë dhënë nëpër fshatrat e ndryshme në shfrytëzim afatagjat dhe afatshkurtër me ç’rast janë prezantuar edhe plane biznesi duke përfshirë veprimtari të ndryshme.
Nga një projekt i tillë ka pak muaj që ka përfituar fabrika për prodhimin e dyerve dhe dritareve nga druri “Kosova Model” në fshatin Koshare të Ferizajt.
Pronari i kësaj fabrike tregon se kishte vështirësi në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese në lokalet e ngushta ku punonte dhe nuk mund të punësonte më shumë njerëz në këto hapësira.
Kurse me 80 ari tokë pronë e publike që i dha komuna ai brenda 3 muajve punësoi 40 veta.
“Ky pushtet, përkatësisht z.Svarqa na ka dhënë këto prona në shfrytëzim dhe falë saj kemi rritur numrin e punëtorëve për 40 të tillë, por ende duhet të përkrahen bizneset, ende na duhen lehtësira, ndoshta ndonjë kredi e volitshme në mënyrë që ne t’i rrisim kapacitetet edhe më shumë”, tha Imri Sopa, pronar i ‘’Dardania Model’’.
I të njëjtit mendim është edhe Milaim Sopa fqinji i tij që po ashtu përfitoi nga dhënia e pronave publike nga komuna e Ferizajt.
“Jemi shumë mirënjohës ndaj kryetarit për hapat e qëlluar që ka ndërmarrë drejt fuqizimit të bizneseve, jemi falënderues për dhënie të parcelave në shfrytëzim dhe mund të them se pushteti i Ferizajt, veçanërisht kryetari është duke i përkrah mjaftueshëm bizneset”, shtoi Milaim Sopa, pronar i fabrikës ‘’Kosova Model”.
Ndërkaq kryetari Svarqa tha se janë shfrytëzuar të gjitha mundësitë ligjore që bizneset dhe punëtorët e sektorit privat të përfitojnë kushte sa më të mira për punën gjatë viteve të fundit.
Ai theksoi se për këto dy biznese para pak kohësh janë dhënë në shfrytëzim nga një pjesë e konsiderueshme e pronës publike në shfrytëzim për 99 vjet e cila është gjendur afër këtyre punëtorive.
Në këtë mënyrë është ndihmuar zgjerimi i kapaciteteve të prodhimit dhe është rritur numri i punëtorëve në këto dy kompani.
“Për fat të keq ligjet tona nuk japin më shumë mundësi sesa dhënien e pasurisë publike në shërbim dhe heqjen e taksave për lehtësimin e bizneseve, por edhe konkurrenca e lirë edhe zhvillimi ekonomik i tyre tregon për një klimë të favorshme të të bërit biznes në komunën e Ferizajt. Angazhimi ynë nuk do të mbetet vetëm në dhënie të tokave por do të shtrihet edhe në shumë rrafshe të tjera.
Unë do të punoj me tërë qenien time edhe për sensibilizimin e opinionit kosovar për nxjerrjen e ligjeve për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, sidomos të atyre të sektorit privat. Për mbrojtje në punë, të sigurisë së tyre, por edhe për orarin strikt që parashihet sipas ligjeve në fuqi”, tha Svarqa.
Gjatë kësaj vizitave të shpeshta nëpër bizneset ferizajase kryetari i komunës Muharrem Svarqa ka shprehur zotimin e tij se qeverisja e udhëhequr nga ai, do të krijojë klimë të favorshme për biznesin, por edhe për punëtorin.
Duke i përmendur shumë projekte që i realizoi gjatë mandatit 4 vjeçar, Svarqa premtoi edhe lehtësira të tjera për bizneset.
Të dhënat nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm në komunën e Ferizajt tregojnë se gjatë periudhës 2013-2017 janë dhënë 197,606 m2 ose rreth 20 hektarë për zhvillimin e bizneseve.
Vlera investive e paraqitur në planet e këtyre bizneseve kap shifrën mbi 10 milionë e 300 mijë euro.
Ndërsa edhe numri punëtoreve të paraqitur në këto plane është afërsisht 1 mijë të punësuar rinj të cilët janë vërtetuar edhe në shënimet Administratës Tatimore të Kosovës nga regjistrimet që kanë bërë punëdhënësit e tyre .
Ndërsa tokat e dhëna nga komuna për shfrytëzim afatgjatë dhe afat shkurtër ndodhen në fshatrat Babush i Ri ,Koshare, Fshat i Vjetër , Prelez i Jerlive, Varosh dhe Rahovicë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje