Në takimin e mbrëmshëm me qytetarët e Ferizajt, Muharrem Svarqa dha disa statistika për ekonomike gjatë mandatit 4 vjeçar.
Sipas tij, Ferizaj sotëm për nga numri i banorëve por edhe për shkak të zhvillimit të hovshëm ekonomik tashmë është fuqia e dytë ekonomike në Kosovë duke diktuar kështu edhe zhvillimet e përgjithshme në Kosovë.
Ai ka shtuar se të dhënat e fundit nga qendra komunale e regjistrimit të bizneseve flasin për një rritje enorme të numrit të atyre që kanë hapur biznese të reja por edhe që kanë zgjeruara kapacitetet e tyre.
Sipas të parit të Ferizajt, gjegjësisht kandidatit të LDK-së edhe për një mandat, në këtë rrafsh Komuna ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në krijimin e infrastrukturës së nevojshme në radhë të parë të asaj rrugore që i prin hapjes së bizneseve dhe zgjerimit të tyre
“Ne asfaltimet më nuk i shohim si përmirësim kushtesh për të jetuar, por si përgatitje terreni për t’u forcuar ekonomikisht këto vendbanime”, ka thënë kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa.
Ai ka sqaruar më tutje se si komunë kanë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në të bërit biznes duke zgjidhur shumë halle të qytetarëve që lidhen me mirëjetesën e tyre.
“Kemi bërë ndërhyrje edhe në zgjidhjen e problemeve të banimit. Kemi liruar banesat e uzurpuara. Kemi krijuar hapësira të reja për shkolla, qendra të mjekësisë familjare, kemi ndërtuar objekte sportive dhe do të vazhdojmë me ritëm edhe më të mirë. Komuna e Ferizajt në mesin e 11 mijë e 887 ka rreth 20 biznese të huaja, ka një interesim të jashtëzakonshëm të huaj, por ata nuk i sjell komuna por bizneset që bashkëpunojmë me ta. Bizneset ferizajase kanë pushtuar pjesë të Evropës deri në Kinën e largët”, pohon ai.
Vetëm një fshat i komunës së Ferizajt tashmë ka brenda tij 200 biznese që është një shembull i rrallë në gjithë ekonominë e rajonit .
Gremja ka 10 mijë banorë të cilët jetojnë nga forcat e veta shumica prej tyre duke u marrë me përpunimin e drurit.
Kurse edhe eksporti tashmë është njëri ndër hapat e mbarë duke përmendur tregtinë me këpucët që prodhohen në Ferizaj e që ka pushtuar tregjet deri në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Në këtë mes i pari i komunës së Ferizajt shpesh e përmend edhe tregtinë me automjete që e ka bërë mjaft të njohur Ferizajn së fundi.
Kryetari Svarqa ka thënë se në Ferizaj është hequr participimi në mandatin e tij, ku askush nga qytetarët nuk ka paguar për investimet e bëra dhe ky vendim ka ndikuar drejtpërdrejt në xhepin e familjeve ferizajase.
Dhe ky stabilitet buxhetor ka ndikuar dukshëm edhe në pagesën e tatimeve e veçanërisht tatimit në pronë që ka shënuar inkasime të dukshme gjatë këtyre 4 viteve deri në 1 milionë e 400 mijë euro për një vit.
“Ferizaj tashmë krenohet me faktin që e veçon nga të gjitha komunat në Kosovë se derisa në vitin 2013 paguante rreth 110 milionë euro taksa në arkën e shtetit kurse tani kjo shifër ka arritur në mbi 360 milionë euro”, tha ndër të tjera Muharrem Svarqa.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker