Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e mbrojtësit të dënuarit me 6 muaj burgim, Gëzim Shishani, avokatit Gazmend Halilaj, për mbrojtje të ligjshmërisë kundër aktgjykimit të Gjykatës Apelit.
“Refuzohet si e pabazuar kërkesa e mbrojtësit të dënuarit G.SH, për mbrojtje të ligjshmërisë, e paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë”, – thuhet në vendim e Supremes të marrë më 23 maj 2024.
Kujtojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë, në rigjykim më 14 shtator 2023, të pandehurin Shishani për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar , e ka dënuar me prej 6 muaj burgim.
Këtë vendim Gjykata e Apeli e kishte vërtetuar më 14 dhjetor 2023, duke i refuzuar në tërësi si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të të pandehurit, dhe e kishte vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë në pjesën dënuese.
Në vendimin e Supremes konstatohet se pretendimet avokati Halilaj, se gjykata e shkallës së parë dhe e dytë nuk kanë bërë vlerësim të qartë dhe të saktë të provave për të vërtetuar se a janë plotësuar elementet qenësore të veprës penale keqpërdorim i pozitës, janë të pabaza dhe të paqarta.
Po ashtu, Supreme thekson se si gjykatë kufizohet vetëm në verifikimin të shkeljeve ligjore, e pretenduar nga paraqitësi i kërkesës.
“Gjykata Supreme kufizohet vetëm në verifikimin e shkeljeve ligjore në të cilat paraqitësi i kërkesës(Halilaj) pretendon, mirëpo nuk mund të supozojë se cka ka dashur të thotë paraqitësi i kërkesës” – thuhet në aktgjykimin e Supremes.
Tutje, lidhur me pretendimet e avokatit Halilaj, për shkelje të ligjit penal, Gjykata Supreme ka gjetur se këto pretendime janë të pabaza.
“Është e qartë se veprimi i kryerjes se veprës penale keqpërdorim i pozitës paraqitet në tri forma por se këto forma janë alternative dhe se sipas Supremes nuk duhet të plotësohen në mënyrë kumulative ashtu siç pretendon mbrojtësi”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjerash, Gjykata Supreme duke u bazuar në gjendjen e fakteve sipas vlerësimit, ka vërtetuar padyshim se i akuzuari Shishani nuk i kishte kryer detyrat e tij zyrtare me qëllim që vetit t’i sjell përfitim të kundërligjshëm pasuror.
Ndryshe Themelorja për herë të parë e Shishanin e kishte dënuar me 6 muaj burgim dhe 1 mijë euro gjobë, por Apeli rastin e kishte kthyer në rigjykim me arsyetimin se aktgjykimi i Themelores nuk ishte përpiluar në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi.
Aktakuza e ngritur më 27 shtator të 2018-ës, e ngarkonte Shishanin, se në cilësinë e udhëheqësit të personelit në Komunën e Drenasit, prej muajit nëntor të vitit 2008, në vazhdimësi deri në muajin korrik 2018, kishe përfituar dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme.
Tutje, në aktakuzë thuhet se Shishani kishte realizuar pagën me koeficientin e pagës 11.3, në vend që të realizonte pagën me koeficient 9.5, ashtu që vetes i kishte sjellë përfitim pasuror të kundërligjshëm në shumën prej 13 mijë e 454 euro e 94 centë.
Sipas Prokurorisë, ai nuk e kishte zbatuar vendimin e kryetarit të Komunës së Drenasit, me të cilin vendim Shishanit i ishte ndryshuar koeficienti i pagës nga 11.3 në 9.5.
Për këto veprime, Shishani ngarkohej se kishte përfituar 13 mijë e 454 euro e 94 centë, duke e dëmtuar buxhetin e Komunës së Drenasit.
I akuzuari Shishani për këto veprime ngarkohej se ka kryer veprën penale “Përvetësim në detyrë”, nga neni 425, par. 2 lidhur me par. 1 të Kodit Penal, si dhe veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, par. 1, të Kodit Penal, raporton betimiperdrejtesi, transmeton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame