Supremja hedh poshtë kërkesën për lirimin e Sylejman Selimit

Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë kërkesën për lirimin nga burgu të Sylejman Selimit. Supremja në vendimin e marr sot, ka liruar me kusht vetëm Jahir Demakun.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati i Selimit, Tomë Gashi përmes një postimi në Facebook.
“Paneli per lirim me kusht sot e liroi Jahir Demakun por jo Sylejman Selimin…a thua pse.!”, ka shkruar Gashi.
Postimi i plotë:DITA 136 As sot nuk lirohet Gjenerali i Ushtrise Çlirimtare te Kosoves Sylejman Selimi. Qartas ne menyre te kunderligjshme dhe pa vendim gjyqesor per 136 dite, Gjykata Supreme e Kosoves po e mban ne burg Sylejman Selimin ne burg. Edhe tentimi i sotem per ta liruar me kusht deshtoj pasiqe nuk pati vullnet politik te atyre qe thirren ne drejtesi. Per cka keni luftuar ju ushtare dhe komandante te UÇK-se.! Qe te kemi sistem te ketille juridik, qe ta mbajne mbi 5 vite ne burg me prova to montuara. Dhe per 136 dite pa asnje vendim gjyqesor ta mbajne ne burg Komandantin e Shtabit te Pergjithshem te UÇK-se Gjeneral Sylejman Selimin. Nuk besoj se keni lufutar per kesi sistemi te korruptuar juridik deri ne palce.! Paneli per lirim me kusht sot e liroi Jahir Demakun por jo Sylejman Selimin...a thua pse.! /Telegrafi/

















































