LAJMI I FUNDIT:

Superveturë me 1.700 KF

Superveturë me 1.700 KF

Kompania automobilistike nga Amerika, Lyons Motor Car, ka njoftuar se supervetura LM2 Streamliner do të debutojë në muajin e ardhshëm në Panairin e automjeteve në New York.

Deri tani kompania ka shpalosur vetëm konceptin e saj dhe nuk ka treguar asnjë fotografi të veturës.

LM2 Streamliner ka 1.700 kuajfuqi dhe vjen me marsh me shtatë shpejtësi, transmeton koha.net.


Shpejtësinë nga 0 në 100 km/h kjo supermakinë e arrin për 2.2 sekonda, ndërsa shpejtësinë nga 0 në 160 km/h e arrin për 4.1 sekonda.

Lyons Motor Car është themeluar në vitin 2011 dhe është kompania e parë e automobilizmit me bazë në New York në 70 vjetët e fundit.

LM2 Streamlier është krijuar për të garuar me brendet luksoze, si Bugatti, Pagani, Ferrari dhe Lamborghini.