Luljeta Demolli
Sipas definicionit zyrtar, platforma Superpuna është iniciativë punësimi e krijuar nga Qeveria e Kosovës, që synon të ndërmjetësojë në krijimin e vendeve të punës dhe të ulë papunësinë te të rinjtë. Qëllimi është të ofrohet mbështetje financiare për punëdhënësit nga sektori privat, publik dhe joqeveritar që punësojnë të rinj punëkërkues 18-29 vjeç, me fokus në ofrimin e mundësive të barabarta për të gjitha gjinitë. Përderisa ideja dhe objektivat e programit të platformës janë lavdëruar vazhdimisht nga përfaqësuesit qeveritarë, një perspektivë kritike feministe vë në pah edhe disa nga aspektet negative.
Superpuna promovon një formë të përkohshme dhe të pasigurt punësimi për gratë e reja, pa garantuar mbrojtje të përshtatshme institucionale dhe fushata informuese mbi Ligjin e Punës dhe të drejtat e punëtoreve – që nënkupton mbrojtjen kundër diskriminimit.
Përgjithësisht, kjo platformë nuk ka qenë atraktive për përfshirjen substanciale të grave në tregun e punës, sepse formati u konsiderua si i pasigurt ekonomikisht për gratë, pa përfitime afatgjata profesionale dhe me mungesë të mbrojtjes sociale. Programi i saj nuk është projektuar për të zhvilluar me efikasitet potencialin e grave të reja dhe për të kontribuuar në zbutjen e mirëfilltë të papunësisë në Kosovë. Odat Ekonomike dhe organizatat tjera ekonomike gjithashtu kanë evidentuar edhe vonesa në aspektin e respektimit të afateve të pagesave.
Mungesa e një mekanizmi monitorues gjithëpërfshirës, që vazhdimisht do ta publikonte trajektoren e zhvillimeve të ndërlidhura me të – i cili është thelbësor për ta vlerësuar efektivitetin strukturor të platformës dhe gjetjen e formave për të arritur te grupet e margjinalizuara – është minus i konsiderueshëm. Një mekanizëm i tillë nuk u bë funksional as në vitin e dytë të ekzistimit të kësaj platforme, prandaj s’ka pasur analiza të hollësishme socio-ekonomike mbi ndikimin e saj te kategoritë dhe grupet e ndryshme të të rinjve.
Është shqetësim madhor përparimi i ngadalshëm ndër vite i nivelit të pjesëmarrjes së grave kosovare në tregun e punës. Dallimi i hendekut gjinor ishte ulur vetëm në vitin 2020, për shkak të pandemisë Covid-19, që e zvogëloi pjesëmarrjen e burrave, ndërsa jo për shkak të ndonjë planifikimi efektiv. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, më pak se 20 për qind e grave janë të punësuara. Ekspertët e ekonomisë edhe këtë rritje të vogël të pjesëmarrjes së grave në tregun e punës ia atribuojnë mungesës së fuqisë punëtore për shkak të emigrimit më të madh të burrave në vendet e Evropës.
Gjatë 10 vjetëve të fundit shkalla e punësimit është rritur më së shumti tre për qind. As ky avancim, sado i vogël, nuk do të ndodhte pa punën e organizatave për të drejtat e grave, legjislacionit të miratuar dhe avokimit permanent për barazi gjinore. Platforma Superpuna nuk ka bërë analiza paraprake për të kuptuar më substancialisht përse gratë kërkojnë kushte më fleksibile pune për shkak të normave shoqërore, një pjese të legjislacionit në fuqi – veçanërisht dispozitave të pushimit të lehonisë, si dhe traditave kulturore, të cilat e ruajnë modelin e burrit si furnizues i familjes dhe gruas si kujdestare e shtëpisë. Edhe kur janë të punësuara, gratë zakonisht punojnë më pak orë se burrat.
Një analizë e Institutit GAP ka zbuluar se ekziston diskriminim i theksuar me bazë gjinore në vendet e lira të punës të ofruara nga Superpuna. Paragjykimet gjuhësore dhe stereotipat gjinorë në titujt e ofertave të punës kontribuojnë në fuqizimin e pabarazive gjinore, duke devijuar nga Ligji për Barazi Gjinore. Kjo praktikë i thellon pabarazitë ekzistuese dhe i lë gratë në pozita të pafavorshme në tregun e punës.
Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka arritur në përfundim që platforma Superpuna nuk i adreson sfidat unike me të cilat përballen gratë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas. Kërkesat e shumta për punë dhe mungesa e strategjive specifike të përfshirjes kontribuojnë në margjinalizimin e këtyre grupeve. Barrierat socio-ekonomike, përfshirë varfërinë ekstreme dhe shkallën e lartë të papunësisë, e përkeqësojnë gjendjen edhe ashtu të rëndë.
Një platformë me potencial të madh, si Superpuna, nëse nuk është e dizajnuar me vizion realist, metodologji gjithëpërfshirëse dhe identifikim të saktë të efektivitetit maksimal – nuk ofron mbështetje adekuate për zhvillimin e aftësive dhe karrierave të grave të reja.
Në vend që të sigurojë përfitime afatgjata, ky lloj punësimi zakonisht është i përkohshëm dhe nuk gjeneron stabilitet ekonomik. Për më tepër, përforcimi i hierarkive të caktuara të llojeve të punës ndikon negativisht në komunitetet e varfra, duke i vendosur gratë dhe grupet e cenueshme në pozita të pafavorshme.
Nga perspektiva e barazisë gjinore, për t’i adresuar në mënyrë të duhur, të barabartë, nevojat dhe të drejtat e të gjithë punëtorëve, është i domosdoshëm një konceptualizim kreativ dhe riorganizim i thellë sistematik i mënyrës se si qeveria e trajton punësimin. Vetëm kështu mund të krijohen vende pune të qëndrueshme, të sigurta dhe të drejta për të gjithë.
Autorja është drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore
Artikulli mbështetet nga projekti: Më Shumë Zgjedhje përmes Politikave Miqësore për Familjen zbatohet nga Instituti Riinvest – Forumi Ekonomik i Grave, i mbështetur nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) dhe financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kosova mposht Islandën me het-trikun e Vedat Muriqit, jemi në Ligën B të Kombeve

Notat e lojtarëve, Islandë 1-3 Kosovë: Muriqi i jashtëzakonshëm, shkëlqejnë edhe shumë të tjerë

Gjermania do të investojë 1 trilion euro - por si dhe ku?

"Shtrëngoje, s'kam fuqi", Rizarta shpjegon videon virale me Aldon në krevat

Mbyllet ndeshja, Islandë 1-3 Kosovë: Fitore e madhe e Dardanëve për kalim në Ligën B

"Më vjen turp që të zgjodha ty" - zbulohen fjalët e fundit mes Giuntolit dhe Mottas para shkarkimit të këtij të fundit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ronaldo do të pranonte të qëndronte në bankinë te Portugalia, por vetëm me një kusht

Mes fshehtësive për shëndetin e Schumacher, legjendën e Formula 1 e lë njeriu që ia mësoi hapat e parë në karrierë

Veturat luksoze misterioze që po nxisin kureshtjen e njerëzve në Kosovë e Shqipëri

Roy Keane çmonton lojtarin e Anglisë pas ndeshjes me Shqipërinë: Ai nuk do të luajë nën drejtimin e Tuchel

I dërguari i Trumpit njofton se Ukraina ka rënë dakord të mbajë zgjedhje presidenciale

Gjesti arrin 500 mijë ndjekës në Instagram: Mirënjohës për çdo mbështetje