Federata e Futbollit e Kosovës ka vendosur të shtyjë ndeshjet e xhiros së parë të Dritës dhe Ballkanit.

Arsyeja është angazhimi i këtyre dy ekipeve në kualifikimet e Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës.


Si pasojë, java e parë e Superligës do të nisë më 17 gusht 2025 me vetëm tri ndeshje në program.

Orari për këtë xhiro është: Dukagjini – Prishtina, Malisheva – Prishtina e Re dhe Drenica – Llapi.

Ndeshjet Gjilani – Ballkani dhe Ferizaji – Drita do të zhvillohen në data të tjera, të cilat do të përcaktohen më vonë.

Ky vendim është marrë tani e disa vite në mënyrë që ekipet të përqendrohen në garat ndërkombëtare, por që skuadrat tjera të Superligës nuk janë aspak të kënaqura. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app