Superliga e Maqedonisë sot sjell gjashtë ndeshje të xhiros së 30-të

E mërkura do të sjell gjashtë ndeshje të xhiros së 30-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut në futboll.
Kampionët në fuqi, Struga Trim Lum do të përballen në transfertë me Tikveshin në Kavadar. Skuadra e Shpëtim Duros do të kërkojë që në këtë ndeshje të përmirësojë gabimin nga fundjava dhe të vazhdojë me fitore dhe garën për titullin kampion deri në fund të sezonit. “Tikveshi ka treguar që është një kundërshtarë shumë i mirë, por qëllimi ynë final janë 3 pikët. Premtoj se do të japim më të mirën nga vetja në këtë ndeshje në çdo aspekt, më qëllim që të rikthehemi më të fuqishëm pas asaj disfate të papritur në fundjavë kundër Sileksit” u shpreh Besart Ibraimi nga FC Struga.













































