Takimi Bregallnica – Shkëndija do ta rikthejë Superligën e Maqedonisë së Veriut pas pauzës dy javore për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese. Xhiroja e 15-të është në program këtë fundjavë, përderisa hapjen e kësaj xhiroje e bën ekipi shqiptar nga Tetova, që do të luajë nesër (e shtunë) në transfertë në qytetin e Shtipit kundër ekipit të Bregallnicës. Ekipit të Ardian Nuhiut për këtë sfidë i rikthehet Erald Çinari i cili nuk luajti në ndeshjen e fundit për kuqeznjtë për shkak të pezullimit, përderisa do të mungojë Kamera Qaka, që për shkak të kartonave nuk do të mund të jetë në dispozicion për takimin e nesërm. Para duelit me Bregallnicën, nga tabori i Shkëndijës, ka folur Ardian Limani.
“Në radhë të parë ka qenë e mirëseardhur kjo periudha e pushimit. E kemi shfrytëzuar shumë mirë, pasi kemi punuar intenzivisht dhe mendoj se kemi punuar në atë drejtim që mos ti përsërisim gabimet si në ndeshjet e kaluara. Jemi pas fitores së fundit dhe mendoj se kjo është pozitive për ne, pasi shkojmë me energji pozitive në Shtip, ku besoj se kemi kualitetin për të marrë pikët. Është koha e duhur që ne ti radhisim fitoret, pasi nuk kemi qenë mirë me rezultatet sepse nuk kemi pasur kontuinitet, mirëpo tani mendoj se jemi në rrugën e duhur, për të marrë fitore radhazi dhe kemi punuar pikërisht për këtë ndeshje dhe e kemi analizuar kundërshtarin”, ka thënë Ardian Limani para sfidës me Bregallnicën.
Takimi Bregallnica – Shkëndija luhet të shtunën, duke nisur nga ora 13:00. Ndërkohë pesë ndeshje tjera të kësaj xhiroje do të zhvillohen të dielën. Përballje ndërmjet dy skuadrave shqiptare do të ketë në Strugë, aty ku kampionët në fuqi do të takohen me Voska Sportin. Skuadra e Shkupit në Çair do të pret Makedonija Gjorçe Petrovin, teksa ekipi Gostivarit përballet me Rabotniçkin në Shkup.
Në program të ditës së dielën janë edhe takimet Sileksi – Vardari dhe Tikveshi – Brera Strumicë. Të gjitha ndeshjet e xhiros së 15-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut luhen nga ora 13:00. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë