Sot (e enjte) do të zhvillohet edhe dy ndeshjet tjera të vlefshme për javën e 21-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Superliga e Kosovës sot kompleton gjiron e rregullt me dy takimet e fundit që janë të parapara të zhvillohet me fillim nga ora 13:00.


Takimet pritet të jenë interesante pasi të katër klubet kanë synimin e njëjtë. Luhet për mbijetesë.

Në Skenderaj do të luhet derbi kuqezi, ku Drenica e pret klubin kryeqytetas, Flamurtarin.

Drenica ka tri humbje radhazi në Pranverë dhe pret t’i kthehet fitores për tu larguar nga zona e rrezikut, ndërsa Flamurtari shpreson në rezultat pozitiv për të mbetur jashtë zonës së rrezikut.

Takimi tjetër është ai në mes të Vushtrrisë dhe Dukagjinit, i cili do të zhvillohet në stadiumin “Ferki Aliu”.

Vendasit pikët e para në këtë sezon pranveror, ndërsa një fitore e mundshme do t’ia rriste apetitet në luftën për mbijetesë.

13:00 Drenica - Flamurtari 13:00 Vushtrria - Dukagjini  /Telegrafi/

telegrafi sport app