Super kompjuteri parashikon ndeshjet e Ligës së Kampionëve deri në finale dhe zgjedh fituesin

Liga e Kampionëve do të kthehet në këtë javë që po vije për ndeshjet e para çerekfinale.
Shorti ka hedhur përballë vetës skuadra të forta dhe me plot histori në këtë garë.
Tottenham Hotspur do të luajë më Manchester City, ndërsa Barcelona luan me Manchester Unitedin.
Me Real Madrid jashtë gare, Barcelona dhe Juventusi janë favoritët kryesor për ta fituar trofeun.
talkSPORT ka përdorur një Super Kompjuter për t’i parashikuar ndeshjet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finalen.
Çerekfinalet
Ajax vs Juventus (Juventus fiton 3-1 me rezultat të përgjithshëm)
Ndeshja e parë: 1-1
Ndeshja e dytë: 2-0
Liverpool vs Porto (Liverpool fiton 5-1 me rezultat të përgjithshëm)
Ndeshja e parë :3-0
Ndeshja e dytë: 1-2
Ndeshja e parë: 1-1
Ndeshja e dytë: 3-1
Barcelona vs Manchester United (Barcelona kalon tutje me rezultat 4-2)
Ndeshja e parë: 2-1
Ndeshja e dytë: 1-2
Juventus, Liverpool, Manchester City dhe Barcelona do të kalojnë në gjysmëfinale.
Gjysmëfinalet
Manchester City vs Juventus (Juventus kalon tutje me rezultat të përgjithshëm 3-2)
Ndeshja e parë: 1-1
Ndeshja e dytë: 2-1
Ndeshja e parë: 2-1
Ndeshja e dytë: 2-2
Skuadra e Pep Guardiolas, Manchester City edhe pse favorite nuk kalon tutje, duke ë lënë garën në gjysmëfinale.
Super Kompjuteri e sheh finalen mes Juventusit dhe Barcelonës, ku do të zhvillohet në Madrid.
Finalja
Juventus 2-1 Barcelona
Sipas Super kompjuterit finalja mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messis do të mbyllet me fitoren e skuadrës së portugezit.
Ka qenë edhe Jose Mourinho që e ka parashikuar para disa javësh këtë finale mes Juventusit dhe Barcelonës.
"Juventus dhe Barcelona janë dy kandidatët e mëdhenj që të arrijnë në finale të kësaj gare”.
"Ata kanë lojtar si [Cristiano] Ronaldo dhe [Lionel] Messi, por unë preferoj të flas për një ndeshje Juve - Barcelona. Sa të jem trajner do të flas për skuadrat”, kishte deklaruar Mourinho. /Telegrafi/






















































