Ferizaj po zhvillon një pranverë, lirisht mund të themi të çmendur, pasi ecuria e tyre është e atyre që i përket një kampioni.

Në pesë ndeshjet e fundit, të besuarit e Bylbyl Sokolit, kanë marr pesë fitore, duke kaluar në pozitën e pestë.


Këto 15 pikë i kanë dhënë frymëmarrje të lirshme Ferizajt, që tani ka 40 pikë.

Klubi ka arritur të reagojë me trajnerin Sokoli, pasi nën drejtimin e Afrim Tovërlanit, fitoret ishin të rralla.

Screenshot 2 7

Sokoli: Kemi ende punë

Trajneri, Bylbyl Sokoli, është shprehur i kënaqur me fitoren dhe me atë që treguan futbollistët e tij.

“Na nevojiten edhe tri pikë. Qëllimi ynë ka qenë barazhi, e kemi arritur atë qëllim. Tani do të mundohemi t’i ikim edhe barazhit. Është për çdo kritikë fakti që nuk shfrytëzuam disa raste shumë të mira”.

50343406 2533052570045371 1468304238802108416 n

“Megjithatë, më të merituarit për këtë fitore dhe për këtë bilanc në pesë javët e fundit janë futbollistët”, ka thënë Sokoli për Super Sport Kosova.

“Kjo fitore është edhe më e madhe, duke marrë parasysh se patëm shumë mungesa. Sidoqoftë, kjo skuadër ka treguar karakter të fortë”, ka shtuar Sokoli.

Edhe dy ndeshje

Për ta siguruar mbijetesën plotësisht, Ferizajt i duhet ta fitojë edhe njërën nga dy ndeshjet e fundit.

Në mesjavë janë mysafirë i KEK-ut, ku pikërisht në këtë ndeshje mund të sigurohet mbijetesa në Superligë.

58852822 2698497826834177 3296194263590633472 n 1

Në javën e fundit Ferizaj do të jetë nikoqirë i Gjilanit, që pothuajse ka mbetur në barazh. /Telegrafi/  

telegrafi sport app