LAJMI I FUNDIT:

Super derbi ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit

Super derbi ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit

Nesër (e premte) do të zhvillohet derbi ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit, në kuadër të javës së katërt të Superligës së Femrave.

Takimi do të zhvillohet nga ora 19:00 në Therandë, për shkak se Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë është i zënë. Sfida do të transmetohet në Art Motion dhe Kujtesa.
Përballja pritet të jetë shumë interesante, pasi këto dy skuadra kanë luftuar për trofe në vitet e fundit në basketbollin e femrave dhe rivaliteti mes këtyre dy skuadrave është i madh. Në edicionin e kaluar Prishtina fitoi Kupën, kurse Bashkimi fitoi Superkupën.

Skuadra prishtinase në këtë edicion ka tri fitore në tri ndeshje, kurse ajo prizrenase dy fitore dhe një humbje.


Kampionia, Penza do të sfidohet të shtunën nga Kastrioti. Vashat pejane kanë tri fitore në tri ndeshje, ndërsa ajo ferizajase tri humbje në tri ndeshje.

Të dielën përballen Trepça dhe Vëllaznimi. Skuadra mitrovicase ka një fitore dhe dy humbje, kurse ajo kuqezi tri humbje në tri duele të zhvilluara në këtë edicion.

Superliga e Femrave – Java 4

E premte
19:00 Prishtina – Bashkimi
E shtunë
12:00 Kastrioti – Penza
E diel
12:00 Trepça – Vëllaznimi

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Kalo në kategori