Sulmuesi kosovar, Besart Berisha ka shënuar golin e tij të parë këtë edicion në Australi.

Prishtinasi e nisi nga minuta e parë ndeshjen për skuadrën e tij Melbourne Victory përballë Adelaide United.


Vetëm pas 20 minutave lojë, një kundërsulm i shpejtë nga Melbourne dhe kosovari realizoi.

Ishte Rojas që asistoi bukur te Berisha, i cili pasi shmangu bukur një mbrojtës realizoi pa problem për 0-1.

Ky ishte goli i parë pas tri ndeshjeve në kampionatin australian për top sulmuesin tonë.

Aktualisht po zhvillohet minuta e 80-të e ndeshjes dhe rezultati është i barabartë 1-1. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x4yk743_0-1-besart-berisha-goal-australia-a-league-regular-season-22-10-2016-adelaide-united-0-1-melbourne-v_sport

telegrafi sport app