Për 6 persona:
* 0,800 kg. mish
* 4 l ujë
* 3 karota
* 1 qepë
* 2 patate
* 3 kunguj të vegjël
* 1 rrepë e pak lakër
* pak kërcej selino
* pak kripë (1/2 lugë gjelle)
Përgatitja:
Në fillim vëmë mishin në tenxheren me ujë dhe e lëmë të ziejë. Pasi të ketë valuar mirë, heqim shkumën, shtojmë kripën dhe të gjitha barishtet të cilat më parë janë pastruar e qëruar. Kur barishtet të jenë zier mirë heqim tenxheren në një anë dhe e lëmë me pak nxehtësi deri sa yndyra të dalë sipër. E gjithë zierja shkon 2-3 orë, por kjo në varësi të llojit të mishit. Në rastin e mësipërm tenxherja mund të jetë me presion, që ul kohën e zierjes së mishit. Pra, perimet apo barishtet hidhen më vonë në tenxhere. Këtë lëng mishi, mbasi e kullojmë me një kullesë në një tenxhere tjetër e vëmë përsëri të ziejë me makarona ose me oriz. Nëse nuk kemi ndërmend ta bëjmë supë, por do ta përdorim si lëng të thjeshtë, atëherë e kullojmë drejt e në supierë, duke i hedhur copa bukë të fërguara. Njëkohësisht servirim edhe mishin në pjatën me barishtet përreth si garniturë.
Mund të bëjmë edhe supë të çastit. Marrim barishtet e ziera (gjysmat e tyre), i grijmë hollë ose i shtypim me pirun brenda supierë s deri sa të treten e pastaj hedhim orizin apo makaronat në një enë posaçërisht për këtë qëllim (enë për zierje makaronash me vrima). E futim këtë brenda tenxheres në një kohë 30-35 minuta para zierjes së mishit. Pra, pas kësaj kohe do të ketë zier mishi dhe së bashku me të edhe makaronat ose orizi. Kështu supa është gati. Heqim enën me vrima ku kemi orizin ose makaronat e ziera, i zbrazim ato në supierë e pastaj kullojmë mbi to lëngun e mishit. Duhet të kemi parasysh që për të bërë një supë, raporti i saj për çdo person duhet një lugë supë oriz, ndërsa makarona pak
më shumë se orizi. Duhet të kihet parasysh nga amvisja që gatuan supën, kur ajo nuk mjafton për aq persona sa janë dhe kur mungojnë vezët, do t’i shtojmë lëng mishi, por në pamundësi do të shtojmë miell patatesh. Kjo mënyrë bëhet kështu: Para se të heqim supën nga zjarri 2-3 minuta, tretim një lugë çaji miell patatesh me pak ujë në një filxhan kafeje, pastaj e hedhim në supë duke e trazuar me lugë.
Kjo sasi supe është e mjaftueshme për 6-7 persona. E heqim nga zjarri, hedhim vezën e prerë me limon duke e përzier dhe e servirim në supierë. Lëngu i mishit për supat ruhet shumë mirë në frigorifer për aq kohë sa të konsumohet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë

"I çoj të fala motrës së Presidentes", Fero publikon sekuenca të këngës së tij më të re, i drejtohet indirekt edhe Arbenitës

Ndryshimi drastik i Gjestit që nga hyrja e tij në BBVK e deri më sot në Big Brother VIP Albania

Ademi: Rruga pranë vendit të vrasjes në Vushtrri, kontrollohet nga fajdexhinjtë e trafikantët e drogës

Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Fabrizio Romano zbulon personin që e bëri të mundur transferimin e Alexander-Arnold te Real Madridi