Përbërësit:▪ 250 gr karotë ▪ 125 ml lëng portokalli ▪ 1 kokërr qepë (e vogël) ▪ 5 gr rigon ▪ 10 gr kripë ▪ 1 gr piper i zi ▪ 500 ml ujë ▪ 10 gr mëlmesa ▪ 50 ml vaj ulliriPërgatitja:

Pritini karotat në formë kubash të vegjël ndërsa qepën grijeni sa më imët.


Kavardisni karotat dhe më pas shtoni edhe qepët.

Pasi të jenë skuqur disi shtoni ujë dhe lëngun e portokallit së bashku me mëlmesa, kripën, rigonin e piperin dhe lërini të ziejnë në zjarr të ulët.

Në fund shërbejeni supën të ngrohtë pa harruar t’i shtoni pak krem sipër.