Sunderlandi ka dështuar të sigurojë edhe për një vit mbijetesën në Ligën Premier.

Edhe një skuadër e madhe angleze e ka humbur statusin e skuadrës së Ligës Premier pas 10 viteve në këtë nivel të futbollit anglez.


Është skuadra e Sunderlandit apo të njohur ndryshe si “Macet e Zeza” që ka rënë edhe matematikisht nga kategoria më e lartë e futbollit anglez.

Dështimi i Sunderlandit erdhi pas humbjes 1-0 në shtëpi nga Bournemouthi, pasi tani kur kanë mbetur edhe katër gjiro, këta gjenden në vendin e fundit me vetëm 21 pikë.

Vlen të theksohet se këtë sezon për “Macet e Zeza” ka luajtur në huazim edhe futbollisti me prejardhje nga Kosova, Adnan Januzaj. /Telegrafi/

telegrafi sport app