LAJMI I FUNDIT:

Sulmuesit dolën nga një veturë dhe filluan të qëllojnë – detaje dhe pamje të sulmit në Jerusalem nga i cili mbetën tre të vdekur

Sulmuesit dolën nga një veturë dhe filluan të qëllojnë – detaje dhe pamje të sulmit në Jerusalem nga i cili mbetën tre të vdekur

Tre persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën në një sulm me armë zjarri në hyrje të Jerusalemit të enjten në mëngjes, sipas shërbimeve të urgjencës të Izraelit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një burrë 73-vjeçar, një grua rreth të 60-tave dhe një grua 24-vjeçare u vranë në sulm, ndërsa tre persona të tjerë u plagosën rëndë dhe dy të tjerë ishin “në gjendje të lehtë deri në mesatare”.

Ndërsa sipas policisë, “dy terroristë nga Jerusalemi lindor që mbanin një M16 dhe një pistoletë mbërritën në kryqëzimin Givat Shaul pranë hyrjes së Jerusalemit të enjten në mëngjes dhe filluan të qëllonin mbi civilët në një stacion autobusi aty pranë”.


Pas kësaj, raportohet se “dy terroristët u qëlluan dhe u vranë nga forcat e sigurisë dhe një civil që ndodhej në vendngjarje, duke përfshirë një ushtar të IDF-së i cili po kthehej në bazë pasi ishte në një pushim nga shërbimi në Gaza”.

Policia mbylli me shpejtësi skenën e sulmit dhe nisi kërkimet për t’u siguruar që nuk kishte sulmues të tjerë të lirë.

Dhe pamjet nga vendi i ngjarjes treguan njerëz që vraponin ndërsa në sfond dëgjoheshin të shtëna armësh.

Veç këtyre, janë publikuar edhe pamje të tjera pas sulmit.

Siç vënë në pah mediat, dy të dyshuarit u identifikuan si Murad dhe Ebrahim Nemer, vëllezër nga Sur Baher në Jerusalemin lindor, të cilët thuhet se ishin të lidhur me Hamasin.

“Murad ishte i burgosur në Izrael nga 2010-2020 për shkak të synimit të tij për të kryer operacione terroriste në Gaza; Ebrahimi u burgos në vitin 2014 për shkak të aktivitetit terrorist”.

Ndërsa në automjetin e tyre thuhet se u gjet një sasi e madhe municioni. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Serbia
Kalo në kategori