LAJMI I FUNDIT:

Sulmuesi nga Magdeburgu priste të vdiste gjatë aktit – ai kishte lënë një testament në veturë

Sulmuesi nga Magdeburgu priste të vdiste gjatë aktit – ai kishte lënë një testament në veturë

Sulmuesi nga Magdeburgu, Taleb al-Abdulmohsen, i cili të premten me veturë që lëvizte shpejt shkeli shumë njerëz në një treg të Krishtlindjeve dhe la të vdekur pesë persona ndërsa plagosi mbi 200 të tjerë, duket se kishte parashikuar që do të humbte jetën gjatë aktit të tij. Policia ia gjeti testamentin në automjetin me të cilin kreu sulmin.

Sipas revistës Der Spiegel, në testament ai kishte deklaruar se gjithë pasurinë e tij ia linte Kryqit të Kuq Gjerman, i cili, me mbi 4.5 milionë anëtarë, është organizata e tretë më e madhe e Kryqit të Kuq në botë. Megjithatë, Taleb al-Abdulmohsen nuk la asnjë mesazh politik në testament.

Psikiatër, urrente islamin, lindur në Arabinë Saudite - informacione të reja rreth të dyshuarit për sulmin në Magdeburg
Lexo po ashtu Psikiatër, urrente islamin, lindur në Arabinë Saudite - informacione të reja rreth të dyshuarit për sulmin në Magdeburg

Më parë, ai kishte përmendur vdekjen në rrjetet sociale, ku ishte shumë aktiv. Për shembull, në muajin maj të këtij viti, në platformën X, kishte shkruar se priste “fundin e jetës së tij këtë vit”. Ai kishte deklaruar se “do të kujdesem që drejtësia të triumfojë me çdo kusht”.


Taleb al-Abdulmohsen kreu sulmin fatal në Magdeburg duke përdorur një BMW të errët të marrë me qira nga një agjenci veturash. Sipas revistës, ai e kishte marrë me qira automjetin që më 11 dhjetor, më shumë se një javë para sulmit.

Një ditë pas marrjes së veturës, ai dha një video intervistë për një blog amerikan islamofob nga hoteli Maritim në Magdeburg. Ai jetonte dhe punonte në Bernburg, rreth 45 kilometra në jug të Magdeburgut.

Gjatë intervistës, Al-Abdulmohsen shprehu admirim për miliarderin amerikan, Elon Musk, mbështetës i Donald Trumpit, si dhe për teoricienin konspirativ të së djathtës ekstreme amerikane, Alex Jones.

Në intervistë, ai pretendoi se Gjermania po lejonte islamistë nga Siria të hynin në vend dhe po “shkatërronte jetët e ish-myslimanëve nga Arabia Saudite”.

Publikohen pamjet e para nga tregu i Magdeburgut - raportohet për një të vdekur pasi një veturë shkeli një grup njerëzish
Lexo po ashtu Publikohen pamjet e para nga tregu i Magdeburgut - raportohet për një të vdekur pasi një veturë shkeli një grup njerëzish

Sipas tij, policia gjermane po i “përndiqte këta njerëz në kuadër të një operacioni sekret mbarëbotëror,” të ngjashëm me ato të kohës së nacionalsocializmit.

Der Spiegel raporton se Al-Abdulmohsen , i cili ishte me origjinë nga Arabia Saudite dhe e quante veten ish-mysliman, kishte dhënë këto deklarata në atë intervistë.

Agjencia DPA, duke iu referuar burimeve anonime, raportoi se Talib Ahmad Muhsin vuante nga një sëmundje e rëndë mendore. Për këtë arsye, është më pak e mundshme që çështjen ta marrë nën hetim Prokuroria Federale në Karlsruhe, e cila është përgjegjëse për rastet që lidhen me sigurinë shtetërore dhe krimet me motive politike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?

Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?

Botë
Sa ushtarë humbi Rusia - çfarë thotë Ukraina dhe çfarë thonë të tjerët?

Sa ushtarë humbi Rusia - çfarë thotë Ukraina dhe çfarë thonë të tjerët?

Botë
Scholz i Gjermanisë

Scholz i Gjermanisë "paralajmëron" Trumpin pas "kërcënimit" të tij për të marrë kontrollin e Grenlandës

Botë
Ukrainasit prezantojnë dronin ujor Black Widow 2

Ukrainasit prezantojnë dronin ujor Black Widow 2

Evropa
Trump thotë se do t'i japë fund luftës në Ukrainë brenda gjashtë muajve – flet edhe për takimin e mundshëm me Putinin

Trump thotë se do t'i japë fund luftës në Ukrainë brenda gjashtë muajve – flet edhe për takimin e mundshëm me Putinin

Evropa
Ushtari rus nuk dorëzohet, ukrainasit e vrasin - pamje dramatike nga fronti i luftës

Ushtari rus nuk dorëzohet, ukrainasit e vrasin - pamje dramatike nga fronti i luftës

Evropa
Kalo në kategori