Sulmuan me mjete të forta katër zyrtarët policorë në Prizren, tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje

Tre persona janë arrestuar pasi që kanë sulmuar fizikisht dhe me mjete të forta katër zyrtarë policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 02:12, në fshatin Poslisht të Prizrenit.
Tutje bëhet e ditur se gjatë arrestimit është përdor edhe sprej zyrtar.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë sulmuar fizikisht dhe me mjete të forta katër zyrtarë policorë, të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Gjatë arrestimit është përdorur edhe sprej zyrtar”, thuhet në raport.
Ndërkaq, të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/01/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































