Gjykata Themelore e Prizrenit e ka shpallur fajtor ish-deputetin e NISMA-s, Zafir Berisha për sulmin e ushtruar ndaj personit zyrtar, përkatësisht policit i cili i kishte shqiptuar gjobë trafiku.
Vendimi është marrë më 27 dhjetor 2023 në Gjykatën e Prizrenit.
Në aktgjykimin të cilin e ka siguruar Telegrafi shkruan se Berisha gjykohet për veprën penale si në diapozitiv të këtij aktgjykimi dhe i shqipton dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muajve.
Por, gjyqtari i rastit Lulzim Hoxha e kishte aprovuar pranimin e fajësisë nga Zafir Berisha dhe e kishte llogaritur si rrethanë lehtësuese me rastin e shqiptimit të dënimit i cili kishte vendosur të ishte 6 muaj burgim, por me pëlqimin e të pandehurit dënimin me burgim e ka zëvendësuar me gjobë prej 1500 euro.
Në aktgjykimi thuhet se më datën 8 qershor 2022, rreth orës 14:40, në rrugën “Suzi Qelebi”, në Prizren, i pandehuri Zafir Berisha me dashje e ka sulmuar policin përkatësisht të dëmtuarin Q. D. gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, për shkak të shqiptimit të tiketës për kundërvajtje.
Tutje në aktgjykim thuhet se derisa Q. D. së bashku me dy zyrtarë tjerë policor Sh. D. dhe Xh. H., ishin në detyrë zyrtare duke patrulluar në rrugën e lartpërmendur, kanë hasur disa vetura të parkuara në mënyrë të parregullt përfshirë edhe veturën pronë e ish-deputetit dhe koordinatorit për siguri kibernetike.
Me të konstatuar parregullsinë në xhamin e veturës së Zafir Berishës polici Q. D. vendosë “njoftim për paraqitje obligative në stacionin policor dhe vendimin për kundërvajtje”, ku i pandehuri me të vërejtur zyrtarin policor i afrohet të njëjtit dhe i drejtohet me fjalët “çka ma ke lanë atë letër aty, kush je ti që më shënon gjobë he robt, t`i nuk din kush jam unë, prej sot krejt robt kom me t’i q…., more fëmijët kam me të mbytë”.
Më pas, sipas aktgjykimit, i pandehuri me veprimet e tija i kanoset seriozisht se do ta sulmojë policin, fillimisht njoftimin për kundërvajtje e gris dhe copëzat e saj i hedh në fytyrë të Q. D. dhe i vërsulet të njëjtit për ta sulmuar.
I dëmtuari duke e vërejtur rrezikun se do të sulmohej nga i pandehuri, e përdor pajisjen zyrtare “Sprej OC”, duke e hedhur të njëjtën në drejtim të pandehurit, ku më pas i pandehuri largohet nga i dëmtuari. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi