LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet me çekan ndihmësi i Navalnyt

Sulmohet me çekan ndihmësi i Navalnyt

Leonid Volkov, ish-kryetari i Fondacionit Kundër Korrupsionit të Alexei Navalnyt, është sulmuar jashtë shtëpisë së tij në Lituani.

Sekretarja e shtypit e Navalnyt, Kira Yarmysh deklaroi se sulmuesi theu dritaren e veturës së Volkovit dhe i spërkati gaz lotsjellës në sy përpara se ta godiste vazhdimisht me një çekan.

Yarmysh tha se një ambulancë dhe forcat e rendit ishin nisur për në vendngjarje, në Vilnius, shkruan meduza.


Drejtori aktual i Fondacionit Kundër Korrupsionit, Ivan Zhdanov gjithashtu raportoi sulmin, duke shkruar se “Leonid Volkov u sulmua me çekan. Ai është gjallë. Më vonë do të kemi detaje të tjera”.

Sipas gazetarit Sergey Parkhomenko, Volkov jeton në një fshat të vogël të Lituanisë.

“Kjo do të thotë se ky nuk ishte një huligan i rastësishëm në rrugë apo një grabitës. Ky është një person që shkoi atje posaçërisht për të sulmuar Volkovinin”, shkroi Parkhomenko në Telegram.

Ndryshe, Navalny ka ndërruar jetë muajin e kaluar në një qeli ruse në Arktik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Botë
Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Evropa
Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Bosnja

"Alarmohet" Vuçiq, thërret seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë - pas vendimit për Dodikun

Serbia
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Turistët perëndimorë hyjnë në Korenë e Veriut për herë të parë në pesë vjet

Turistët perëndimorë hyjnë në Korenë e Veriut për herë të parë në pesë vjet

Azia
Kalo në kategori