Sulmohet zyrtari policor, arrestohet një person nga Sllupçani
Gjatë ditës dje një person nga Sllupçani është privuar nga liria për shkak se më herë kishte sulmuar një zyrtar policor.
"Më 29.09.2019 rreth orë 14:00 në Stacionin Policor Matejçe është arrestuar B.Sh (32) nga fshati Sllupçan, për shkak se fizikisht ka sulmuar zyrtarin policor", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, njofton Telegrafi Maqedoni.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngritet aktpadi penale./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























