Sulmohet me thikë dhe plaçkitet një 16-vjeçar në Shkup
Në Spitalin e Përgjithshëm të Shkupit "Shën Naumi i Ohrit" mbrëmë është sjellur një 16-vjeçar me plagë nga thika, pasi ishte sulmuar nga pesë persona të panjohur, përreth lumit Vardar afër hotelit "Aleksandar Palace".
Sipas njoftimit të policisë, sulmi ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00, kur pesë persona të panjohur duke e kërcënuar adoleshentin, i kanë marrë 400 denarë, ndërsa më pas e kanë sulmuar fizikisht.
Nga policia thonë se po ndërmarrin masa për zbardhjen rastit dhe kapjen e sulmuesve./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/05/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































