Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti e kishte kryer veprën “sulm seksual” ndaj viktimës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 15:10, në Vushtrri.


Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar për ekzaminime mjeko-ligjore në IML, ndërsa i dyshuari në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti e kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar për ekzaminime mjeko-ligjore në IML, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/