Një person ka njoftuar se kishte gjetur vajzën e tij të mitur tek një i mitur nën dyshimin e “sulmit seksual”.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 00:45, në Prishtinë.


Tutje në raport, bëhet e ditur se viktima është intervistuar në prezencë të punëtorit social.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se kishte gjetur vajzën e tij të mitur tek i dyshuari i mitur mashkull kosovar. Viktima është intervistuar në prezencë të punëtorit social”, thuhet në raport.

Ndërsa siç bëhet e ditur në raport, i dyshuari gjendet në arrati. /Telegrafi/