LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet prokurori Valdet Avdiu, reagon Këshilli Prokurorial

Sulmohet prokurori Valdet Avdiu, reagon Këshilli Prokurorial

Është sulmuar, ofenduar e kërcënuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Valdet Aliu ka njoftuar përmes një komunikate, Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, kanë shprehur shqetësimin për ‘ aktin e ofendimit, kërcënimit dhe sulmit ndaj prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Valdet Avdiu, që ka ndodhur pas seancës gjyqësore në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, e që ndërlidhet me punën e tij zyrtare’.

Për KPK-në dhe ZKPSH-në, aktet e tilla ndaj prokurorëve, janë të pa tolerueshme dhe se të njëjtat merren shumë seriozisht.


“KPK dhe ZKPSH qëndrojnë fuqishëm pranë prokurorëve, i mbështesin ata në punën e tyre të përditshme dhe i inkurajojnë në përmbushjen e misionit të tyre”, theksohet në reagim.

Gjithashtu në reagim theksohet se ‘KPK dhe ZKPSH sigurojnë publikun se kjo çështje është duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës të cilën e meriton kjo situatë’. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në

Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në

Lajme
Vendet e Ballkanit, thirrje Uashingtonit për mbështetje përballë rrezikut të Rusisë, Kinës dhe Iranit

Vendet e Ballkanit, thirrje Uashingtonit për mbështetje përballë rrezikut të Rusisë, Kinës dhe Iranit

Lajme
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Kompania

Kompania "Pastrimi" i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm - shkel institucionet dhe dëmton qytetarët

Lajme
Kalo në kategori