LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet me molotov shtëpia e hetuesit policor në veri të Kosovës

Sulmohet me molotov shtëpia e hetuesit policor në veri të Kosovës

Persona të panjohur kanë sulmuar mbrëmë rreth mesnatës me koktej molotovi shtëpinë e hetuesit policor Millan Ristoviq, e cila gjendet në fshatin Zherovnicë të Zveçanit.

Sipas burimeve të Kosovapressit, ndonëse pse molotovi është hedhur në njërën prej dhomave të katit të parë të  shtëpisë së policit, zjarri nuk ka depërtuar nëpër të gjitha hapësirat, ndërsa përveç dëmeve materiale, nuk ka njerëz të lënduar.

“Ristoviq deri vonë ka qenë shef i operativës në stacionin policor në veri të Mitrovicës, kurse tani është vetëm hetues. Ai është i njohur për kërkim të haraçit nga njerëz që sjellin ilegalisht mallra nga Serbia në Kosovë dhe mban lidhje të ngushta me kontrabandistët. Nuk përjashtohet mundësia që për shkak të ndonjë mosmarrëveshje mes tij dhe kontrabandistëve i është sulmuar shtëpia”, kanë thënë burimet.


Policia ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke zhvilluar hetimet.

Ndryshe, të njëjtit polic i ishte djegur edhe automjeti ‘Golf 5’ para rreth një muaji, ndërsa autorët nuk janë kapur ende nga policia. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Dosja e SPAK: Veliaj intimidoi agjentët e BKH me mesazhe, Ajola Xoxa intimidoi dëshmitarët

Dosja e SPAK: Veliaj intimidoi agjentët e BKH me mesazhe, Ajola Xoxa intimidoi dëshmitarët

Lajme
Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit, Kurti: Kosova është ngritur për 10 vende, rankimi më i mirë

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit, Kurti: Kosova është ngritur për 10 vende, rankimi më i mirë

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Kalo në kategori