LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet fizikisht një infermier në Dragash, reagon FSShK-ja

Sulmohet fizikisht një infermier në Dragash, reagon FSShK-ja

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka dënuar sulmin ndaj infermierit të urgjencës në QKMF të Dragashi, me inicialet N.H  i cili sulm ka ndodhur sot rreth orës 07:30, derisa po përfundonte ndërrimin e natës.

Sipas një njoftimi për media, thuhet se infermieri i urgjencës në QKMF të Dragashit është sulmuar verbalisht me fjalë fyese dhe ofenduese nga ana e një pacienti i cili ka shkuar për të marrë shërbim shëndetësor.

Mirëpo siç thuhet tutje në njoftim kjo gjë nuk ka përfunduar me kaq me ç ‘rast pacienti së bashku me djalin e tij i kanë dal në pritë në rrugë dhe e kanë sulmuar fizikisht  infermierin në fjalë të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore.


“Me këtë rast infermieri N.H është dërguar me urgjencë në Spitalin e Prizrenit ku ka marrë ndihmën mjekësore pasi që i njëjti siç edhe ka deklaruar në polici ka pësuar lëndime në kokë dhe në gjunjë”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim, si shenjë reagimi nga ana e punëtorëve shëndetësor në oborrin e QKMF-së së Dragashit është mbajtur një protestë e cila ka zgjat nga ora 9:00 deri në ora 10:00.

“Sulmin e ka dënuar edhe Zyra Regjionale në Prizren ka reaguar duke shprehur shqetësimin lidhur me sulmin fizik ndaj infermierit të urgjencës në QKMF të Dragashit. Veprime të tilla ndaj punëtorëve shëndetësor janë dënueshme, të patolerusheme dhe kërkohet nga organet relevante kompetente që të merren me rastin në fjalë duke i vendos para drejtësisë sulmuesit dhe njëherit punëtorëve shëndetësor t’iu ofrohet siguri më e madhe në vendin e punës”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori