Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht një femër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 03:33, në Prishtinë.


Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër  kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi