LAJMI I FUNDIT:

Sulmi në Zelandë të Re, kryeministrja nuk ia përmend emrin terroristit

Sulmi në Zelandë të Re, kryeministrja nuk ia përmend emrin terroristit

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka mbajtur një fjalim emocional në parlamentin e vendit të saj ku është zotuar të mos thotë asnjëherë emrin e personit që kreu sulmet në dy xhamitë në Christchurch.

“Me aktin e tij terrorist, ai kërkoi shumë gjëra dhe njëra ndër to ishe fama, prandaj nuk do të më dëgjoni që ta përmend emri e tij”, deklaroi ajo.

Ardern ftoi që të përmenden emrat e viktimave dhe jo të sulmuesit.


“Ju lutem, flisni për emrat e atyre që kanë humbur jetën, në vend të emrit të njeriut që i mori ato jetë, ai është një terrorist, ai është kriminel, është ekstremist, prandaj kur flas për të thjesht do të jetë ‘ai’, pa emër”, vijoi kryeministrja.

Në një seancë të veçnatë të Kuvendit të Zelandës së Re, Ardern përdori edhe përshëndetjen arabe “Al-Salaam Alaikum”, që do të thotë “paqja qoftë mbi ju”.

Po ashtu, kryeministrja u bëri thirrje platformave të rrjeteve sociale që të bëjnë më shumë për të luftuar terrorin, përcjell KosovaPress.

Nga sulmet e së premtes së kaluar në dy xhami mbetën të vdekur 50 persona dhe dhjetëra të plagosur. 28-vjeçari Brenton Tarrant është akuzuar për vrasje.

Në trend Botë

Më shumë
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Amerika
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Botë
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Kalo në kategori