Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur lidhur me sulmin e para dy javësh në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit. Për këtë sulm, Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani, kanë akuzuar Serbinë.
Rohde ka thënë se deri tash nuk ka asnjë informacion të qartë për të vërtetuar identitetin e autorëve, duke shtuar se hetimet po vazhdojnë.
“Përfaqësuesja e Lartë e cilësoi këtë incident si ngjarje terroriste, të rëndë dhe tani jemi në fazën e hetimit. Nuk mendoj se duhen akuza të tilla, duhen prova. Le ta lëmë hetimin të marrë rrjedhën e tij. Të gjithë akterët, siç thashë edhe më parë, duhet të përmbahen nga akuzat që mund të cenojnë stabilitetin dhe të shkaktojnë frikë te qytetarët. Deri më tani nuk kishte asnjë informacion të qartë për të vërtetuar identitetin e autorëve. Prandaj, duhet ta lëmë hetimin të vazhdojë”, ka deklaruar Rohde në një intervistë të përbashkët me Ambasadorin e Francës Olivier Gueraud, në RTK2.
Dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar këtë javë se është ende shumë herët që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të deklarohen se kush është përgjegjës për sulmin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.
Hovenier ka thënë se ende nuk i kanë provat, por se beson se këto prova do të gjenden.
“Përkitazi me atë se çka dimë për atë që ndodhi, është ende shumë herët dhe siç e kam thënë javën e kaluar, që Shtetet e Bashkuara të jenë në gjendje të atribuojnë përgjegjësinë, duhet të kemi një varg mjaft të qartë provash. Ne mendojmë se do të gjenden prova, por ende nuk i kemi. Pra, hetimet po vazhdojnë; po kryhen nga autoritetet kosovare”, ka theksuar Hovenier.
Rohde dhe Gueraud kanë folur edhe për dialogun. Sipas Gueraud, dialogu është e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve dhe normalizimin e marrëdhënieve. Ai tha se qëndrimi i Francës dhe Gjermansië sa i përket dialogut është i njëjtë.
“Faleminderit që na ftuat të prezantojmë pikëpamjet e vendeve tona, Gjermanisë dhe Francës, të cilat ndajnë të njëjtat analiza kur bëhet fjalë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jemi thellësisht të bindur se dialogu nuk ka alternativë dhe është e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve dhe normalizimin e marrëdhënieve. Është e nevojshme për qytetarët e Kosovës, por edhe të Serbisë”.
“Mungesa e rezultateve në dialog tregon se sa e rëndësishme është arritja e një dialogu të suksesshëm, sepse ndikon drejtpërdrejt në jetën e njerëzve në Kosovë”, theksoi ai./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës