Sot në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar fizikisht kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës si dhe nga Prokuroria Themelore e Pejës.


Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë tha për Telegrafin se dy persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar kryetarin e Pejës.

“Të njëjtit janë ndaluar për 48 orë”, tha ai.

Nikçi shtoi tutje se janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës për t’i sqaruar të gjitha rrethanat. /Telegrafi/