LAJMI I FUNDIT:

Sulmet kibernetike ndaj bankave në Shqipëri, flet ministri i mbrojtjes: Asnjëherë nuk mund të kemi siguri 100 për qind

Sulmet kibernetike ndaj bankave në Shqipëri, flet ministri i mbrojtjes: Asnjëherë nuk mund të kemi siguri 100 për qind

I pyetur nga gazetarët se sa të sigurta janë aktualisht sistemet bankare duke marrë parasysh sulmet kibernetike të ndodhura së fundmi në Shqipëri, Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi tha se asnjëherë nuk mund të kemi siguri 100 për qind.

Në një dalje për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Peleshi theksoi para gazetarëve se vigjilenca dhe investimi në sigurinë kibernetike është rritur.

Ministri solli në vëmendje se këto sulme mund të shmangen nëse njerëzit tregohen më vigjilentë.


“Pavarësisht se Ministria e Mbrojtjes nuk është ministria përgjegjëse, mund të konfirmoj, mund të them atë që dihet se nuk ka siguri 100 për qind askush, asnjë institucion qoftë publik apo privat. Por mund t’ju them ama se ne e kemi rritur shumë vigjilencën dhe investimin në mbrojtjen kibernetike”, tha Peleshi.

“Më shumë se 90 për qind e sulmeve kibernetike kanë sukses për faj të faktorit njeri, të mungesës së vëmendjes. Jemi në bashkëpunim të ngushtë edhe me partnerët ndërkombëtare, kemi marrë premtime nga NATO dhe SHBA për mbështetje qoftë në infrastrukturë apo me grupe të reagimit të shpejtë në rast sulmi. Nuk është një luftë që fitohet një herë e mirë, sot e përgjithmonë por është një luftë e vazhdueshme”, shtoi Peleshi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Lajme
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori